Avokati Skënder Musa ka folur lidhur me publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, e që sipas mesazheve bëhet e ditur se kishte një koordinim ndërmjet palëve.
Musa tha se këto mesazhe nuk mund të dënohen penalisht derisa nuk ka vepër që fshihet pas mesazheve.
Ndërkaq avokati Musa theksoi se këto mesazhe mund të shërbejnë si një nisje e hetimeve penale nga institucionet përkatëse.
“Mesazhet e publikuara i kam lexuar dhe shihet qartë në ato mesazhe që kanë pasur kujdes të shtuar që të mos hyjnë në kuadër të veprave penale në kod. Aty vrehet se gjuhën qe e kanë përdorur është gjuhë që mundohet një person ta fshehë kur kryen një vepër në kundërshtim me ligjin. Nëse bazohemi vetëm tek mesazhet nuk janë ndonjë vepër e madhe por nëse shikojmë se çka dyshohet Martin Berishaj e Nagip Krasniqi mund të fshihet kundërshtimi i ligjit. Në aspektin juridik i themi ndicje ndërsa në shqip është shkëndijë. Por është një shkëndijë që mundet me fillu një hetim penal. Mund të zgjerohet akuza dhe mund të zgjerohen hetimet”, tha avokati Musa.