U transferua dy vite më parë te Barcelona si lojtari i lirë.
Si lojtar i lirë po largohet edhe nga katalunasit.
Kështu të paktën ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Alonso nuk është në planet as të trajneri Hansi Flick, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti te klubi spanjoll si zëvendësues i Xavit.
Ani pse ishte raportuar se ai do të transferohej te Atletico Madrid, një gjë e tillë ende nuk është e qartë pasi bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur.
Ndryshe, Alonso me Barcelonën ka fituar një herë Ligën e Spanjës dhe një herë tjetër Superkupën e Spanjës./GazetaPuls