Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal kishe padyshim përformancë të jashtëzakonshmë mbrëmë ndaj Monacos, pavarësisht humbjes.
Pavarësisht se katalanasit patën paraqitje të mirë me më shumë se 80 minuta me një futbollist më pak, përformanca e të riut spanjoll i dha një fije shprese skuadrës së tij.
Performance e tij nuk ishte vetëm e vlerësuar me notat më të larta, por goli që shënoi në këtë takim, hyri në histori.
Me vetëm 17 vjet e 68 ditë, ai është bërë golashënuesi i dyti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve.
Në vend të parë është bashkëlojtari i tij te Barcelona, Ansu Fati, i cili në vitin 2019 kishte shënuar gol në moshën 17 vjeç e 40 ditë.