Barcelona nuk pritet të ketë telashe për ta shënuar fitoren e tetë rresht në La Liga.
E udhëhequr nga gjermani Hansi Flick, Barça ka nisur bindshëm edicionin në kampionatin spanjoll duke i fituar shtatë ndeshjet e deritashme.
Të shtunën prej orës 21:00, Barcelona është mysafire e Osasunas. Osasuna është e shtata në tabelë me 11 pikë.
Barcelona udhëheq klasifikimin me 21 pikë, ndërsa pas saj janë dy skuadrat e Madridit, Reali dhe Atletico.
Real Madridi është i dyti me 17 pikë, ndërsa Atletico renditet e treta me 15 pikë.
Dhe e gjithë vëmendja e fundjavës, sa i takon La Ligas, do të jetë te derbi madrilen.
Atletico është nikoqire në superpërballjen e së dielës, që fillon në ora 21:00.
Kampioni në fuqi, Real Madridi, ka gjasa të mëdha të jetë pa Kylian Mbappen, yllin e ri të skuadrës.
Mbappe ka pësuar një lëndim muskulor gjatë javës, ndërsa Madridi nuk ka njoftuar se sa kohë ai do të jetë jashtë fushës.