Barcelona arriti fitore minimal mbrëmë ndaj Getafes në kuadër të xhiros së shtatë në LaLiga.
Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Robert Lewadowski.
Sulmuesi polak duket se është ringjallur që nga ardhja e teknikut gjerman, Hansi Flick në krye të Barcelonës.
E vet trajneri, kishte fjalë të mëdha pas ndeshjes për 36-vjeçarin.
“Robert Lewandowski ka qenë sulmuesi më i mirë në botë për 10 vitet e fundit. Detyra e tij është të luajë përpara dhe të shënojë gola, dhe ai e bën këtë. E thjeshtë”, tha Flick.
Ndryshe, Barcelona ka arritur fitoren e shtatë rresht në LaLiga.