Liga e Parë vazhdon sot me plotë gjashtë ndeshje në plan, nga grupi A dhe B.
Pasi dje u zhvilluan tri takime në Grupin B, sot do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera.
2 korriku barazoi 1:1 ndaj Fushë Kosovës, derisa Prishtina e Re fitoi si mysafir i Ramiz Sadikut.
Nga ana tjetër, KEK-u mposhti lehtësisht Flamurtarin si mysafir.
Ndeshjet që do të zhvillohen sot:
Grupi A:
Rilindja 1974 – Trepça ‘89
Trepça – Besa Peja
Vëllaznimi – Drenica
Liria – Rahoveci
Grupi B:
Dinamo – Vjosa
Vushtrria – Kika