Kurti ftohet në drekë pune, i pranishëm edhe Vuçiqi me liderët e tjerë të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në drekë pune nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 19 shtator në Bruksel, bashkë me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja për media e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në një konferencë për media, ka deklaruar se takimi në fjalë është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

“Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë”, tha Pisonero.

Zëdhënësja shtoi se sapo të finalizohet vlerësimi do të konsultohen me shtetet anëtare.

“Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews