​‘Kurrë sytë mos t’i pafsha’ te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Histori dshurie nga më të ndryshmet, të shkruara në muret e urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, kryesisht nga nxënësit e shkollave të mesme, janë versioni më i mirë i vetvetes tek të rinjt kur ata bien në dashuri me njëri-tjetrin, ose hidhërohen mes vete.

‘Kurrë sytë mos t’i pafsha’, ‘Të dua edhe pse s’je i imi’, ‘Ke me i ra pishman, besomë’ dhe shumë mbishkrime tjera të ngjajshme, janë vetëm disa nga porositë e shumta që qytetarët mund t’i shohin tek ura e Ibrit, e që pasqyrojnë ndjenjat e këtyre të rinjëve në situata të caktuara.

Sumea Haziri, studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, thotë për KosovaPress se mbishkrimet e tilla janë ndjenja të qastit tek të rinjt, të cilat ata i shprehin në atë formë.

Haziri: Janë ndjenja dashurie e herë urrejtjeje, por të qastit

‘Për mendimin tim këto janë disa ndjenja të qastit që të rinjt po i shprehin, janë nga ato herë dashurie herë urrejtje të cilat i shprehin në ato momente… Është vendi më i frekuentuar për të rinjt e Mitrovicës’, ka thënë Haziri.

Eris Beqiri, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë të shkollës ‘Hasan Prishtina’ në Mitrovicë, tha se disa të rinj ndjenjat e tyre i shfaqin përmes mbishkrimeve.

Ai përmendi urën e Ibrit si vendin më të përshtatshëm për të lënë porositë të dashuruarit mes vete, pasi ky vend është më i frekuentuari nga ata.

Beqiri: Ndoshta pendohen më vonë

‘Të rinjt e frekuentojnë vendin tek ura e Ibrit… Ndjenjat e tyre ata i shfaqin përmes mbishkrimeve dhe muraleve te ura. Janë shkrime të ndryshme dashurie, urrejtje etj. Ndoshta edhe pendohen më vonë, por në shumicën e rasteve nuk besoj’, theksoi Beqiri.

Edhe Rona Musliu, nxënëse e klasës së dhjetë, ka pranuar se tek ura e Ibrit është vendi ku më së shumti shkojnë të rinjt e dashuruar dhe aty lënë porositë për njëri-tjetrin.

Ajo bëri të ditur se të dashuruarit mes vete e identifikojnë lehtë mesazhin që ju përket, pasi që përdorin kode ose shenja të veçanta të cilat vetëm ata i dinë dhe i kuptojnë.

Musliu: Dihet, sepse shkruajnë me kode

‘Ura e Ibrit është më shumë vend ku shkojnë të dashuruarit dhe ato janë fjalë të castit të cilat i ndjejnë dhe kanë dëshirë me u pa… Dihet, sepse flasin sikur me kode, i shkruajnë disa fjalë që dihet që i përdorë vetëm ai ose ajo dhe merren vesh. Ka shumë gjenerata të kaluara që ndoshta kanë shkruar në atë vend dhe kur i kanë parë pas një kohe kanë përjetuar kujtime të mira’, tha ajo.

Ndërkaq, psikologu Artan Fejza, tha se mbishkrimet e tilla nëpër vende publike nga ana e të rinjëve në kontekstin psikologjik janë katarsis i ndjenjave të tyre të cilat gjykojnë se janë në interes të shfryrjes së këtyre ndjenjave që kanë.

Sipas tij, pjesa dërmuese e këtyre mbishkrimeve vijnë nga persona të cilët janë në moshë të pjekurisë së hershme, ndonëse siç tha ai, nuk janë të vetmit që mund të gjykojnë kështu.

Ai shtoi se autorët e këtyre mbishkrimeve nuk pendohen për këto të bëma, përderisa janë anonimë.

Fejza: Pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve vijnë nga adoleshentë

‘Është një prirje e tyre për t’i shprehur përshtypjet nëpër mjedise të ndryshme, qofshin ato mure ose vende publike ku ata mendojnë se lëjnë gjurmë përmes atyre shkrimeve. Kjo ide ose kjo prirje e tyre në kontekstin psikologjik është pak a shumë një katarsis i ndjenjave të tyre ku ata mendojnë se do të lëjnë gjurmë përmes atyre shkrimeve tek audienca, personat, të cilët mund të jenë edhe anonimë, dhe ata e gjykojnë si një veprim që është në interes të shfryrjes së ndjenjave që kanë… Pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve vijnë nga adoleshentë dhe persona që janë në moshë të pjekurisë së hershme. Por, nuk mund të themi se janë personat e vetëm të cilët e gjykojnë si të arsyeshëm këtë veprim… Nuk besoj se të njëjtit do të pendohen përderisa ata janë anonimë në shkrimet e tyre dhe si të tillë nuk e kanë ndjenjën e të qenurit të penduar përballë një shkrimi të cilin ata e shkruajnë në kushte anonimiteti’, u shpreh Fejza.

Në anën tjetër, Ramadan Beshiri, sociolog, tha se nga aspekti i romansierëve, urat janë përdorur si metaforë e një lidhjeje në mes të dy personave.

Ura e Ibrit, shtoi ai, edhe pse ka identitetin ndarës, mundëson që të rinjt e të dyja etnive, secila në pjesën e vet, si rezultat i takimeve intime të lëjnë gjurmë me shkrime nëpër vende të caktuara, të cilat mbeten në memorien e tyre si shprehje e dashurisë.

Sociologu Beshiri përmendi personat që bëjnë murale e grafite, tek të cilët tha se ekziston botëkuptimi se muret flasin dhe si rrjedhojë nëse dikush shkruan ‘Të dua’, i bie se muri është duke folur me ndjeshmërinë e autorit të kësaj fjalie. Ai beson se ky është mesazhi edhe i të rinjëve.

Beshiri: Shqiptarë e serbë, në të dyja anët e urës, lëjnë ndonjë shenjë që mbetet në memorien e tyre si shprehje e dashurisë

‘Nga aspekti i dashurisë dhe i romansierëve, urat i kanë përdorur si një lloj metafore e një lidhjeje të pashkëputshme në mes të dy personave… Ura e Ibrit përvec se është e vecantë, e ka edhe identitetin ndarës mes etnisë serbe dhe shqiptare. Në pjesën veriore serbët, në atë jugore shqiptarët, takohen të rinjt dhe si rezultat i takimeve të tyre intime, vendosin të lëjnë ndonjë shenjë që mund të mbetet në memorien e tyre si shprehje e dashurisë. Përndryshe, këta që punojnë murale dhe grafite, kanë një botëkuptim se muret flasin dhe si rezultat dikush ka ndjenjën se nëse shkruan të dua, i bie se ai mur është duke folur me ndjeshmërinë e atij personi. Besoj se ky është mesazhi edhe i të rinjëve, ka mesazhe pozitive, sepse ku ka mesazhe dashurie është mirë, është mirë edhe për ndërtim të identitetit multietnik, por edhe për vetë emocionin e dashurisë që ngërthen në vete fjala të dua, të kam zemër, e kështu me radhë’, sqaroi për KosovaPress Beshiri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews