Kryesuesi i KGJK-së: Ka pasur gjyqtar që për 12 vjet nuk i është nënshtruar vlerësimit të performancës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se disa gjyqtarë nuk janë vlerësuar për vite të tëra.

Ai përmendi rastin e një gjyqtari që, nga emërimi në vitin 2010 deri në 2022, nuk është vlerësuar për performancën e tij.

Zogaj ka shpjeguar se sistemi i vlerësimit para vitit 2021 ka qenë i dështuar dhe se nuk kishte dosje të performancës së gjyqtarëve. Ai theksoi se ky sistem nuk ka ofruar stabilitet dhe siguri për avancimin e gjyqtarëve të kualifikuar.

Sipas tij, paketa e re e Ministrisë së Drejtësisë, që është e dakorduar me KGJK-në, do të sigurojë një vlerësim më të dinjitetshëm. Zogaj gjithashtu theksoi se KGJK-ja ka mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews