Albert Zogaj është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Zogaj u zgjodh në këtë pozitë, në takimin e 328-të të Këshillit, të enjten, dhe ishte kandidati i vetëm që i hyri kësaj gare.
Për pozitën e kryesuesit, Zogaj u votua pro unanimisht nga 10 anëtarët e Këshillit që ishin prezent në votim.
Albert Zogaj ishte kandidati i vetëm që i ka hyrë garës për kryesues të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK)./BD