Kur shikohen Satistikat investive amerikano-gjermane në Serbi vitet e fundit, krijohet përshtypja se Sebia është shteti më liberal-demokratik në Evropë që thith investime të investitorëve të mëdhenj, duke krijuar bazë të fortë ekonomike , me çka ruhet trendi i migrimit ekonomik jashtë shtetit serb.
Por, çka ndodh me Kosovën, e cila është nën sanksione të BE-së për shkak të moszbatimit të politikave të BE-së bë veri?
Takimi i së mërkurës kryesuar nga Borrell, ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës, por e tëra ka mbetur në dorën e ministrave të jashtëm të BE-së, për takimin që do të mbahet më 24 qershor në Luksemburg.
Sot ndërkaq lajmet e reja zbulojnë se sanksionet mund të heqen gradualisht, por as kjo nuk është e sigurt.
Kosova i vuan masat e sanksioneve ekonomike të BE-së, por esenca e problemit është se Serbia arrin të imponoj në Kosovë pasiguri për investitorë të jashtëm.
“Bazuar në raportet e statistikës konomike , shihet se investimet nga SHBA në Serbi janë mbi 4 miliardë dollarë në vitet e fundit dhe kanë krijuar afër 30 mijë vende të punës në këtë vend. Kjo dëshmon për mbështetjen ekonomike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Serbisë “, pohon për Telegrami.co, Safet Gërxhaliu, ish drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti për ekonomi në vend dhe rajon.
Shifrat e favorizimit të Serbisë nga SHBA dhe Gjermania, shkojnë edhe më tej dhe sinjalizojnë punësime të mëdha në Serbi
Nga investimet e Gjermanisë në Serbi janë hapur mbi 100 mijë vende pune dhe këmbimi tregtar mes Serbisë dhe Gjermanisë është rritur në mbi 8 miliardë euro në të dyja anët.
Bazuar në investimet që thith Serbia nga SHBA-të dhe Gjermania , nuk shihet fare se ka destabilitet politik e as diplomatik në Serbi.
Përkundrazi, Serbia e Vuçiqit, paraqet atraksion të jashtëzakonshëm për kompanitë amerikane dhe gjermane mes të cilave në Serbi investohen miliardat amerikano-evropiane.
Politika vendore me krizat në veri dhe asociacion, kanë çuar dorë nga investitorët e mëdhenjë
“Në Kosovë çdo gjë është e politizuar qoftë nga pushteti vendor po ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar duke bërë presion shumë më tepër në koncesione politike se sa në zhvillim ekonomik të Kosovës”, spikat Gërxhaliu dhe shton:
“Se sa janë efikase investimet amerikane të Gjermanisë e dëshmon rritja e eksporteve qoftë të shërbimeve po ashtu edhe të mallrave dhe shfrytëzimi i këtyre indikatorëve për të promovuar këtë shtet si destinacion për të investuar.
Marrëdhëniet e mira ekonomike me SHBA-në, janë parakusht për tërheqjen e investimeve të reja dhe mbajtjen e investimeve ekzistuese dhe se Serbia aktualisht ka bashkëpunim dypalësh, politik dhe ekonomik në rritje me Amerikën.
Në njëzet vitet e fundit, kompanitë amerikane kanë investuar më shumë se katër miliardë dollarë dhe kanë punësuar më shumë se 30,000 njerëz në Serbi.
Niveli i shkëmbimit të shërbimeve është rritur aq shumë sa Amerika është partneri numër një kur bëhet fjalë për eksportimin, kryesisht IT, shërbimeve nga ky vend.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat krijuan bashkëpunim me kompani gjermane, pesë prej të cilave u renditën në mesin e 15 eksportuesve më të mëdhenj “vendor”, ku vendin e parë të asaj “bundes League” të eksportuesve në vitin 2023 është ZF S me eksporte prej 504.8 milionë euro, e ndjekur nga Leoni Wiring Systems Southeast me 489.3 milionë, Robert Bosch me 453 milionë, Henkel me 405 milionë dhe Hemofarm me 351.9 milionë euro.
Përveç tyre, gjithsej 1126 kompani nga Serbia eksportojnë në Gjermani.
A duhet të përmendim veçanërisht se nuk ka asnjë kompani të vetme pronar së cilës janë shumica nga Serbia dhe që prijnë në top listën e 15 eksportuesve më të mëdhenj “serbë”?. Kompanitë e huaja, mes të cilave janë pak më shumë se 900 gjermane, nuk erdhën në ketë vend për tregun e brendshëm, por për të tregtuar atë që prodhojnë këtu për klientët nga disa vende të tjera.
Kompanitë gjermane do të punësojnë drejtpërdrejt 100,000 njerëz në Serbi deri në fund të vitit 2024.
Në fund të fundit, në janar 2023, tregtia ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë ishte rreth dy miliardë euro dhe që atëherë është rritur në 8.2 miliardë euro.
Në vitin 2014, sipas të dhënave zyrtare të Institutit Republikan të Statistikave, këmbimi total i mallrave ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë ishte pothuajse 3.2 miliardë euro, ndërsa në vitin 2013 ishte 2.9 miliardë euro.
Vitin e kaluar u shënua një rekord i ri, eksportet u rritën në 4.3 miliardë euro, ndërsa importet në 4.8 miliardë euro. Ky trend vazhdoi edhe këtë vit, kështu që në katër muajt e parë, eksportet u rritën me gjashtë për qind, në 1.5 miliardë euro, ndërsa importet me 9.6 për qind, në 1.7 miliardë euro.
Nuk janë vetëm SHBA-të dhe Gjermania prezente me investime në këtë vend por edhe Turqia, Austria, Italia, Japonia etj.
Nga e tëra kjo vërehet një padrejtësi që i bëhet Kosovës në rrafshin politik që po reflekton edhe në aspektin ekonomik nga faktorë ndërkombëtar”, ka tërhequr vëmendjen Safet Gërxhaliu duke pasqyruar gjendjen reale ndër vite mes Serbisë dhe Gjermanisë si motori ekonomik i BE-së dhe Amerikës në anën tjetër.
Kosova duhet ta kalojë vijën e kuqe të krizave
Kosova duhet të del nga rrethi vicioz i krizave për t’u parë edhe nga jashtë si shtet i sigurë për ekonomi dhe lidhur me këtë Gërxhaliu, thotë:
“Kosova duhet të marr fatin e zhvillimit ekonomik në duart e veta drejt të ardhmërisë së vet ekonomike duke arritur stabilitet politik, partneritet me miq ndërkombëtar, depolitizim të ekonomisë, orientim në kuadro me bagazh profesional dhe jo vetëm përkatësi politike dhe forcim të diplomacisë politike e në veçanti asaj ekonomike që të promovojë Kosovën kudo në botë, të përmirësojë imazhin e saj dhe të i bindin të tjerët e në veçanti investitorët potencial se Kosova është shumë më e mirë nga brenda se sa që duket nga jashtë.
Republika e Kosovës është një realitet i kohës i pranuar ndërkombëtarisht dhe krahas ndihmës politike nga faktori ndërkombëtar, ka nevojë për mbështetjen ekonomike si garancë e stabilitetit politik, social, integrues dhe barazisë rajonale si parapërgaditje për integrim në BE, OKB dhe në NATO./Telegrami.co./