Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, pa flamur dhe simbole shtetërore përcjell mesazh të keq politik për shtetin

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, punimet e së cilës kanë zgjatur  dy ditë, nuk kanë pasur në ambientin hapësinor, flamurin e shtetit dhe as  intonimin e himnit.

Këtë praktikë e kultivon vetëm Vetëvendosja, punimet e së cilës kanë marrë  kritikat e anëtarit të LDK-së, Muhamet Hamiti, ish ambasador në Britaninë e Madhe.

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar faktin se në organizimin partiak të Lëvizjes Vetëvendosje vikendin që shkoi nuk ka pasur simbole shtetërore.

Në një postim në Facebook Hamiti ka  aluduar se qytetarët nuk duhet  votuar një parti politike, e cila nuk e do shtetin e Kosovës dhe që nuk i do simbolet e vendit të vet.

“Populli i Kosovës ka luftuar për shtetin e vet të pavarur. S’duhet të lejojë ta përbuzë askush, aq më pak partia në pushtet. Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë t’i ndëshkojnë me votë përbuzësit e shtetit të tyre të dashur”, ka thënë ai.

Mbledhjet e  Këshillit të Përgjithshëm të cilës do parti në Kosovë, fillojnë me himn dhe nën flamujt e shtetit dhe të kombit, por në këtë  segment, bën përjashtim LVV e cila në të gjitha mbledhjet e Këshillit Drejtues, nuk përdor  flamuj  shtetëror as himnin.

A është ligjërisht obligative  përdorimi i simboleve shtetërore në  mbledhjet e  partive?

Eksperti juridik dhe i sigurisë  dhe profesori universitar Blerim Burjani, për Telegram News ka  treguar nëse është obligative  të përdoren simbolet shtetërore ne mbledhjet e partive.

“Jo, nuk i nënshtrohet ligjit për partitë politike dhe KQZ nuk përzihet në agjendën e brendshme të partive politike, si diçka që mund të  merr masa ndëshkuese.Në institucionet e shtetit intonimi i himnit dhe  vendosja e flamurit të shtetit  është obligative dhe patjetër se duhen respektuar, por kjo bën përjashtim nga   rastet e parive politike, sepse partitë politike, janë organizata private. Çështja e vendosjes së simboleve shtetërore, megjithatë flet shumë në kuptimin e përgjithshëm por,  kjo mund të komentohet në aspektin politik, sepse në atë juridik nuk çon peshë, sado që kur s’ka simbole shtetërore ambienti e përcjell një mesazh jo të mirë, sikur në rastin konkret”, ka thënë Blerim Burjani, duke folur për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews