Ministritë e Qeverisë Kurti, funksionojnë me nga dhjetëra ushtrues detyre.
Ky është konstatimi i deputet të PDK-së Frat Shala, i cili e sheh këtë funksionim si problematik në rrugën e ushtrimit të funksioneve ministrore.
“Janë dhjetëra ushtrues detyre që tashmë asnjë vendim i tyre nuk është valid. Problemi i menaxhimit të sektorit që nga dita e parë e deri sot është puna me ushtrues detyre. Vetë forma e mbajtjes peng të sektorit dhe masat represive ndaj administratës japin bazë të fortë të dyshimit për korrupsion. Unë ende nuk kam has në sqarime qeveritare, pse mbahet sektori në këtë mënyrë, pra me ushtrues detyre”, ka thënë deputeti i PDK-së Ferat Shala për Telegram News
Punën e pozitës së sekretarit dhe të pozitës ushtrues detyre i sekretarit, apo ushtrues detyre të ndonjë posti tjetër, si dhe sa janë ato valide juridikisht, e ka sqaruar eksperti i administratës, profesori universitar Blerim Burjani i cili për Telegram News thotë:
Të gjitha pozitat me ushtrues detyre, kanë kufizme ligjore 3-6 muaj dhe mund të nënshkrujnë letra me kufizime
“Pozita e sekretarit, nuk është staf i ministrisë, por person kyç që nënshkruan të gjitha dokumentet dhe aktet normative dhe pa lejen e tij, asnjë procedurë e brendshme nuk mund të zhvillohet. Sekretari është shërbyes civil, pra pozita e Sekretarit është pozitë kyçe dhe më e larta në administratën e shtetit, apo shef i administratës dhe zgjidhet me konkurs. Në mungesë të sekretarit, emërohet një sekretar si ushtrues detyre, zakonisht në rastet e mungesës së ndonjë drejtori i të administratës sipas funksionit emërohet në pozitën e përkohshme deri në zgjedhjen e radhës. Në rastin e Liburn Aliut, apo ministrisë që udhëheq ai, mban përgjegjësi të plotë për çka do që ndodh aty. Pozicioni i tij juridik lejon që ai në cilësi sekretari, apo ushtruesi të detyrës së sekretarit të nënshkruaj dokumente të ndryshme duke përfshirë edhe ato financiare, transfere financiare etj.
Involvimi i sekretarit të ministrisë në afera financiare, është përgjegjësi për të konstatuar implikimin e stafit politik te Ministrisë , pra hetimi zakonisht përfshin tërë kabinetin e ministrit dhe ministrin për të konstatuar pa paligjshmëri,në rastin kur Sekretari ka nënshkruar akte dhe letra.
Sekretari është person kyç gjithmonë i përzier në (pa)ligjshmëri, sepse është përson rezident i administratës, apo pozita me e larte në administratën e shtetit”, ka sqaruar Burjani, duke dhënë sqarim edhe për pozitat tjera që punojnë me ushtrues detyrash:
“Nëpër ministri Qeveria funksionon me ushtrues detyre në disa pozita, por kjo lejohet për 3-6 muaj dhe secila zgjatje e mandatit përtej kësaj kohe është e kundër ligjshme.
Duhet parë se kush si punon nëpër ministri me ushtrues detyrash, sepse ka edhe pozita të drejtorëve e shumë të tjera, por të kuptohemi se ushtrimi i detyrave të tilla kufizon diapazonin e mundësive për të nënshkruar akte dhe dokumente dhe ata e ushtrojnë funksionin me kufizime. Këto detyra mund të kryhen për nevoja themelore të ministrive deri në emërimet e rregullta ligjore. Pra, fjala është për të gjitha funksionet që ushtrohen nga udhëheqësit e detyrave dhe kjo Qeveri mund të ketë shumë të tillë është thënë rregullisht, të cilët duhet të inspektohen si punojnë dhe sa gjatë ushtrojnë detyrat e tilla”,thotë Blerim Burjani./Telegram News