Kapja politike e KPM-së u kompletua, thotë Kusari

KPM ka votuar një kryetar të ri, duke pasur një kryetar ende në mandat. Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se kapja politike e KPM-së u kompletua.

Ajo shkruan:

Kapja politike e KPM-së u kompletua ✅

Sic ju paralajmërova:

1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm

2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së

3. KPM tash ka kryetar jolegjitim.

Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.

Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.

Ju falenderoj për vëmendje.

Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KPM-së, pavarësisht se edhe pak ditë, kishte mandat kryetari aktual Jeton Mehmeti.

Madje ky i fundit, kërkoi që ta lironte menjëherë detyrën, por anëtarët si Luljeta Aliu, e quajtën ‘sabotazh’ veprimin e tij.

Kryetari aktual i KPM-së, Jeton Mehmeti, të cilit i kalon dhe pak ditë mandati, ka kundërshtuar dy pikat e propozuara nga anëtarë të tjerë si ndryshim-plotësimi i Rregullores së KPM-së dhe votimi i kryesisë së re: kryetarit dhe nënkryetarit. Ai e kundërshtoi këtë, duke cituar ligjin dhe rregulloren aktuale të KPM-së.

Për kryetar të ri të KPM-së, është propozuar anëtari i këtij Komisioni, z.Besnik Berisha, i cili në mbledhjen e sotme i quajti të gjithë ata që kanë komnetuar këtë mbledhje si ‘kapje të KPM-së nga politika” si pseudo-analistë.

Çka ndodhi; Çka duhet të dini?

Anëtarë të Komisionit, kanë propozuar pika jashtë rendit të ditës, ndryshim plotësimin e Rregullores aktuale të KPM-së si dhe votimin e kryesisë së re.

Para se të merreshin me këto dy propozime, anëtarë të KPM-së si Besnik Berisha dhe Luljeta Aliu, fillimisht u morën në këtë formë me mediat dhe gazetarët.

Besnik Berisha: “Me qëllim të kësaj, unë propozoj që në agjendë si pikë e parë pas miratimit të proces-verbalit të jetë plotësim ndryshimi i rregullores së punës si dhe sigurimi i vazhdimësisë së punës së KPM-së si pikë tjetër.

Sot është lansu lajmi se KPM e ka në plan me shkarku kryetarin e KPM-së.

Ky fakt më habit shumë se si guxon me marrë dhenë një lajm i tillë kur dihet se në bazë është dezinformatë.

Askush nuk e ka në plan me shkarku kryetarin e KPM-së tri ditë para se me përfundu mandatin.

Të gjithë ata që kanë publiku këtë lajm, le ta shikojnë këtë lajm se si kanë ra në lajthitje.

Shpreh shqetësimin e thellë për dezinformata nga gjoja analistë, sepse për mendimin tim ata janë pseudo-analistë.

Të thuhet se KPM po planifikon shkarkimin e kryetarit, është e ulët.

Ju cdo ditë trumbetoni për verifikim të informacionit.

Luljeta Aliu: KPM është institucion i pavarur kushtetues. Me mbetë pa kryetar është goxha keq, për shkak edhe të pritjeve dhe vizitave që kemi.

Duhet të jetë dikush që nënshkruan.

E dyta, jemi pesë kemi kuorum. Mundemi me bë këtë zgjedhje. Jemi duke vepru në mënyrë analoge qysh ka vepru edhe Gjykata Kushtetuese.

Shpesh i kam pa edhe disa foto të miat, që mendoj se ka qenë një momentum i leverdisshëm me u keqpërdorë shumë thjeshtë kësaj kohe para zgjedhjeve. Nuk ju bën nder, as personave që e kanë rrjedhë dokumentin për kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të cilën e kam bë unë, por është e jashtëligjshme rrjedhja e një dokumenti të tillë.

Për këtë arsye, mendoj se është informim i njëanshëm edhe për ata që janë shprehë se ky qenka një vendim politik, mendoj se ky është një qëdnrim propagande në këtë kohë, në këtë momentum.

Ju kisha lutë të mos instrumentalizoheni prej qarqeve, njerëzve, akterëve të caktumë.

Na nuk jemi politik, na jemi të interesumë që institucioni jonë me qenë në gjendje me i kry punët në mënyrë të paanshme. Kështu që po kërkoj të procedohet me rregulloren dhe votimin.

Kryetari aktual, z.Jeton Mehmeti, e ka kundërshtuar këtë propozim, por duke qenë i vetëm në këtë kundërshtim, nuk ia doli që propozimet të mos kalonin.

Jeton Mehmeti: Më lejoni të shpreh qëndrimin tim, mes tjerash si anëtar i Komisionit. Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre. Plotësim ndryshimi i rregullores së KPM-së, në bazë të ligjit, KPM është e obliguar qe draftet nënligjore t’ia vë në dispozicion publikut të paktën 15 ditë pune dhe kësisoji kjo rregullore me shumicë votash mund të iniciohet ndryshimi i saj por duhet të shterret ky nen i ligjit të KPM-së.

Nuk pajtohem edhe me të dytën, zgjedhja e kryesisë së re, për shkak se jemi akoma me mandat. Neni 3 i Rregullores së KPM-së, thotë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit bëhet në mbledhjen e parë pas mungesës së tyre, përfundimit të mandatit, shkarkimit ose ndonjë arsye tjetër të pamundësisë të ushtrimit të funksionit të kryetarit ose nënkryetarit.

Anëtari i këtij Komisioni, njëherit i propozuar për zëvendësimin e Mehmetit në postin e kryetarit, mori fjalën para votimit duke thënë:

“E dimë dallaimin mes anëtarit më të vjetër dhe kur kemi kryetar dhe nënkryetar të konstituuar. Kjo ka qenë kërkesë e jona edhe në një moment tjetër kur kemi mbetë pa kuorum.

Pa marrë parasysh ne jemi të interesumë vetëm në mënyrë të ligjshme me e bo, kurrsesi në mënyrë të paligjshme.

Ka qenë një kohë gjatë rregullores që e kemi bë, ka pasë ankesa prej mediave që nuk kanë mjaftueshëm staf për me e përcjellë fushatën e secilës parti, sot po shihet se e kanë lënë fushatën vetëm me ardhë këtu se iu ka dokë shumë interesant.

Na këtu e kemi dëshmu me punë se jemi apolitik.

Unë jam i mendimit se u.d të kryeshefit ekzekutiv, duhet t’i delegohen disa kompetenca për të siguru se nuk kemi probleme në rrafshin kur cenohet siguria kombëtare. Gjithsesi këtë do e lëja për mbledhjen e ardhshme, nëse s’ka ju lutem na tregoni që ta procedojmë sot.

Plotësim ndryshimi i rregullores së punës

Sigurimit i vazhdimit të punës përmes zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit.”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews