Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, Lulzim Kamberi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja përmes një përgjigje me shkrim.

“QKUK, ju konfirmon dorëheqjen e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë. Së shpejti do të caktohet ud.drejtori i Klinikës”, thuhet në përgjigje.

Ndaj tij në korrik të këtij viti ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Punëtorët shëndetësorë të Klinikës së Kardiologjisë së QKUK-së patën protestuar më 29.09.2023 për pakënaqësitë në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike.

Sipas njoftimit, kjo protestë kishte ardhur pasi sipas tyre, asnjë nga kërkesat që i kanë shprehur përmes peticionit të nënshkruar në korrik (2023) nuk janë plotësuar./Telegrafi

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews