Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar rreth akuzave të opozitës rreth sigurimit të ushqimit për ushtarët.
Ministri i pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, Maqedonci e kundërshtoi këtë.
“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme. Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci në emisionin “Pressing”.