Izedin Bytyqi kthehet në pozitën e tij në Ministrinë e Liburn Aliut, dy muaj më parë ishte arrestuar për aferën e ambalazhuesve

Izedin Bytyqi, një javë pas lirimit nga arresti shtëpiak, është rikthyer në vendin e tij të punës në Ministrinë e Infrastrukturës, me vendim të Ministrit Librun Aliu.

Bytyqi, sot është emëruar sërish Zv. Sekretar i Përgjithshëm i MMPHI-së.

Mediumi ka provuar ta konfirmoj zyrtarisht kthimin e Bytyqit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, por vetë ai ka qenë i paqasshëm në numrin e tij të telefonit. Deri më sot pozitën e Bytyqit e ka ushtuar Afrim Murati, i cili ishte caktuar në detyrë pak ditë pasi Izedin Bytyqi kishte rënë në prangat e policisë.

Izedin Bytyqi ishte arrestuar me 8 tetor, në zyrën e tij, për aferën me ambalazhuesit e ujit. Arrestimi i tij u kryer nën dyshimin se ka kryer veprat veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe atë të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Pak ditë pas arrestimit, Bytyqi u la në arrest shtëpia nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Derisa më 5 dhjetor 2024 u njoftua se i është hequr edhe kjo masë e sigurisë ndaj tij, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria në dosjen e saj mbi të cilën u arrestua Bytyqi, pretendonte se i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për ujërat e Kosovës si dhe udhëzimin për strukturën e pagesave ujore, duke e anashkaluar në tërësi një raport të grupit ministror i cili ishte formuar për të përllogaritur borxhin për ambalazhuesve ndaj ARPL.

Sipas Prokurorisë, në bazë të raportit të Grupit Ministror vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga këta operatorë ekonomikë është 19,297,447.47 euro, derisa pretendohet se i dyshuari pa verifikuar faktet ka nxjerrë vendim me të cilin ua ka zvogëluar borxhet operatorëve ekonomikë.

Krejt këto veprime, Prokurori i Shtetit, thotë se janë marrë me qëllim të përfitimit për vete apo për personin tjetër, duke u ulur borxhin kompanive që merren me ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë.

Përveç Bytyqit, për të njëjtin rast, në tetor ishte arrestuar dhe paraburgosur edhe Naser Hafizi, që ishte drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në nëntor të këtij viti, Haifizit gjykata ia vazhdoi Hafizit paraburgimin edhe për dy muaj. /Reporteri/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews