Arrestimet e djeshme në Ministrinë e Mjedisit Hapësinor të Kosovës (MMHK), kanë historikun korruptiv në sektorin e ujërave dhe ambalazhimit operativ të fabrikave për lëngjet. Problemi qëndron te fakti se MMHK, dyshohet se ka ndërtuar sistem legjislativ aktesh preliminare dhe vendime me të cilat ka ardhur te keqpërdorimi i detyrave zyrtare, edhe pse brenda Ministrisë e deri te Kryeministri Kurti, ka pasur raportime paralajmëruese se po ndodh diçka jashtë ligjshëm, për çfarë ka raportuar edhe gazeta Telegram News.
Raportuesja që e ndërmerr këtë veprim zakonisht në shërbimin intern ministror apo dikaster, njihet ndryshe si “sinjalizues”, e në rastin konkret, sinjalizuesja që është një zonjë e çmuar, është keqtrajtuar në punë nga stafi i lartë ministror pse ka sinjalizuar dyshimin për korrupsion, një proces që ka përfunduar në gjyq duke marre vendimin, dënim në shkalën e parë të një zyrtari që me rastin e a ksionit të Policisë së Kosovës në objektin e Ministriësë,ndodhet në Francë.
Për të qenë i qartë problemi, operatorët ujorë që kanë pasuri miliona borxhe euro ndaj shtetit, kanë vazhduar të punojnë me leje të reja pune, duke i reduktuar borxhet nga miliona në dhjetëra mijëra, pa figuruar faturime të pagesave, gjë që çon te dyshimi se Ministria ka negociuar pazare me operatorë për shlyerje borxhesh në këmbim të pagesave në xhepa privat.
Një problem tjetër në MMHK qëndron te fakti i avancimeve pa kriter të ish punonjësve teknikë, në zyrtarë, menaxherë dhe ushtrues detyrash në Ministri, vendimet e të cilëve nuk shprehin validitet juridik në procese ekzekutive të lendëve dhe punëve.
Si pasojë e kësaj gjendjeje, dhjetëra dokumente, akte dhe Kompjuterë e materiale të tjera si prova materiale janë sekuestruar nga hetuesit e Policisë së Kosovës nga MMHK, herët në mëngjesin e së martës kur kanë nisur bastisje me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit Hapësinor që udhëhiqet nga Ministri Liburn Aliu, aksion i cili ka zgjatur rreth shtatë orë.
Pos selisë së ministrisë, policët kanë bastisur edhe disa lokacione që ishin cak hetimi, si banimin e zëvendës sekretarit të kësaj Ministrie Izedin Bytyçi të cilin Policia e mbajtën në objektin e Ministrisë për dy orë të tjera dhe pas kësaj mbajtjeje ai u prangos nga policia si i dyshuar, njoftoi policia në një njoftim të përbashkët me prokurorinë.
Një person tjetër që ishte gjithashtu është në kërkim Naser Hafizi, ndodhet në Francë dhe i njëjti ka premtuar të paraqitet në organet e shtetit të enjten.
Në një deklaratë të policisë thuhet se ka edhe persona tjerë që janë pjesë e hetimeve.
Ndryshe nga deklarata e policiës, Kabineti i Ministrit Liburn Aliu ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se “asnjë zyrtar i kabinetit të Ministrit Liburn Aliu, nuk është pjesë e hetimit të këtij aksioni”.
“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrë apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpërlarje parash” dhe “mos raportim, apo raportim i rremë i dhuratave, pasurive të ardhurave dhe përfitimit tjetër i të ardhurave pasurore, ose i detyrimeve financiare” dhe në aktvendim të prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo zyrtar tjetër i cili mund të jetë përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, është thënë të marten në një deklaratë të pëerbashkët të Policisë dhe prokurorisë.
Në aksionin e djeshëm organet e drejtësisë sekuestruan dhe lëshuan urdhër të përkohshëm ndalimi edhe për gjashtë banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovës, derisa janë gjetur dhe sekuestruar një (1) revole e tipit Mauser-Werkr me dy karikatorë me nga shtatë (7) fishekë dhe një kuti tjetër me pesëdhjetë e katër 54 fishekë të kalibrit nëntë (9) mm, 34 tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme, tre (3) telefonë, një (1) Iphone 15 Pro max,një (1) iphone 12 Pro max dhe një tjetre Iphone 11 Pro max, shtatë mbëdhjetë (17) Usb, tre (3) Laptopë HP, katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe dokumente tjera relevante të nevojshme për procesin e hetimeve.
Vetëm pak ditë para këtij aksioni policor, Ministri Liburn Aliu deklaronte të mos jetë intervistuar nga policia për problemet e ambalazhimit të ujit.
Për dyshimet e vjedhjes milionëshe të ambalazhimit për të cilat ka raportuar edhe Telegram News, Ministri Liburn Aliu para pak ditësh ka deklaruar të mos jetë në ngjarje rreth hajnisë milionëshe që kap segmentin e “faljes dhe shlyerjes së borxheve”, për kompanitë e ujit në Kosovë, e cila për disa muaj me radhë është top temë që ka vërshuar mediat dhe opinionin .“Unë nuk jam intervistuar dhe nuk di për këtë çështje”, ka thënë Aliu, i cili ka mohuar se ka falje sikur edhe që ka mohuar se ka faturim të faljes apo dokumente tjera që flasin rreth involvimit të tij dhe Ministrisë në këtë problem. Njeriu më i përfolur për tenderë një burimorë dhe për përfitime miolionëshe nga falja e borxheve të ujit ka thënë se nuk ka asnjë vendim të faljes së borxheve.
Cilat janë dyshimet për manipulimin nëntëdhjetë milionësh në Ministrinë e Liburn Aliut ?
Avullimi i 60 milionë eurove është dyshuar qysh në vitin 2017 nga ish kryeministri Ramush Haradinaj i cili, me një vendim të vitit 2018, kishte anuluar vendimin e vitit 2017 për falje të borxheve ambalazhueseve të ujit në Kosovë.
Faljen e borxheve publike ndaj shtetit mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, nëse kjo kërkohet të ndodh patjetër.
Pas ardhjes së Liburn Aliut në krye të kësaj Ministrie, ai e aktualizojë faljen e borxheve, sipas disa letrave të dala nga hulumtimet mediale, sipas një njoftimi që ka ardhur nga letrat zyrtare brenda kësaj ministrie.
Cfarë ka ndodhur?
Në vitin 2021, siç ka raportuar para dy muajsh edhe gazeta telegram News, në Ministrinë e Liburn Aliut, është formuar një grup punues më datën 29 shtator 2021, i cili e kishte marr obligim të regjistronte sa ishin borxhet totale të kompanive ndaj shtetit. Sipas grupit punues, duhet evidencuar se cilat kompani të ambalazhimit të ujit nuk paguanin borxhet.
Lidhur me procesin, Grupi Punues i Ministrisë kishte lëshuar vendimin e dytë në të cilin evidencohej borxhi dhe Liburn Aliu, u dërgoi kompanive aktet e protokolluara ministrore që bëhen zyrtare për faturim ndaj obliguesve të borxheve, pas të cilit dokument të protokolluar vjen faza tjetër reaguese, ku Grupi Punues , merr vendime të reja.
Grupi Punes, del me dokument i cili është bërë publik dhe në të cilin figuron borxhi 15 milionësh vetëm për rreth 10 kompani, nga 27 sosh që janë në borxhe rreth 100 milionë euro ndaj shtetit.
Në dy kolonat e borxheve të evidencuara nga 9 centë sa ishte ambalazhimi në dokumentin e parë, Grupi Punues kishte vendosur ndryshimin faturues vetëm prej 1 centi, gjë që tregon një ndryshim prej rreth 8 centësh dallim.
Dokumenti i tretë i Grupit Punues të Ministrisë së Liburn Aliut, sjell aktin tjetër rekomandues që ishte paraparë nga grupi dhe i dërgohej Ministrit dhe në të figurojnë 3 pika ku thuhet :
- Nga grupi punues rekomandohet që ambalazhuesit dhe kompanitë tjera të cilat nuk i kanë kryer obligimet ndaj MMPH-së, të përpilohen vendimet financiare sipas UA-ve në fuqi.
- Të ndërmerren masa nga Inspektorati i Ministrisë ndaj të gjitha kompanive që u ka skaduar leja ujore dhe nuk janë paraqitur në MMPH-ARPL
3.Të gjithë operatorëve të cilëve nga përllogaritja e sasisë maksimale që ju figuron pagesa më e vogël se 20 euro, duhet rrumbullakësuar në 20 euro.
Deri te ky akt dokumentar, konsiderohet se çdo proces i ndërmarrë është brenda konditave ligjore.
Shkeljet e ligjit nga Liburn Aliu dhe Naser Hafizi
Në një vendim që figuron si larje borxhi ndaj një kompanie sipas vendimit preliminar, atij i shlyhet borxhi nga 3 milionë e gjysmë euro në 41 mijë euro.
Një kompani tjetër: Borxhi 2 milion e 800 mijë e sjellin në zero euro që do të thotë se kompanive u vazhdohet licenca e punës pa figuruar pagesa e borxheve me faturim.
Në letrat e sinjalizuesit, dëshmohet se një dokument i tillë dyshues për keqpërdorim të detrave zyrtare ishte dërguar edhe në imellin e Kryeministri Albin Kurti, [email protected].
Problemi esencial me ambalazhuesit është se vetëm njërit nga operatorët borxhi mbi 3 milionë e gjysmë euro, fatura i kanë rënë në 42 mijë euro , ndërkohë që lejet e operimit janë vazhduar pa u faturuar borxhi.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, korrupsioni në Ministrinë e Liburn Aliut është evident
Lidhur me dyshimet nëse dokumentet për operatorët e ujit janë të fabrikuara apo falsifikuara ka bërë të ditur se ato janë origjinale dhe nuk mund të fabrikohen nga askush dhe arkivi i shtetit i ka të njëjtat që dëshmojnë saktësinë e tyre që janë bazë për hetim.
Kështu ka demantuar të dyshuarin e dytë që ndodhet në Francë Naser Halitin , i cili në një paraqitje nga atje ka akuzuar mediat se kanë fabrikuar dokumentet hetuese.
“Problemi në këtë ministri është politik dhe me bazë të fortë të dyshimit në korrupsion”. Ka thënë ferat Shala për Telegram News të mërkurën dhe shton:
“Duke u bazuar në dokumente ne si grup parlamentar i PDK-së, kemi kërkuar komision hetimor për zbardhjen e këtij problemi dhe nxjerrjen e të vërtetës, aq më shumë kur disa kompani, apo operatorë uji kanë leje pune e disa nuk kanë, por në treg janë të pranishëm pa dallime. Në këto raporte unë nuk kam pa gatishmëri të organeve qeverisëse të vinë për raportim në Kuvend. Baza për korrupsion ekziston, sepse kanë qenë të informuar ministri, Kryeministri dhe institucionet tjera. Ky institucion funksionon me ushtrues detyre, jashtë ligjshëm dhe ekziston dyshimi se brenda këtij dikasteri punojnë jashtë ligjshëm dhjetëra ushtrues detyre të sekretarëve, që në pikëpamje juridike asnjë vendim i tyre nuk është valid dhe në gjithë këtë situatë Qeveria ka heshtur. Qeveria i ka ikur debatit, Qeveria nuk ka ardhur në Kuvend, dhe Qeveria i ka ikur komisionit hetimor i cili do të mbyllte zyrtarisht këtë çështje. Ikja nga llogaridhënia, ikja nga debati parlamentar, ikja nga komisioni hetimor, na ka bërë të dyshojmë se në këtë ministri ka korrupsion”, ka thënë Ferat Shala për Telegram News.