Intrigat e bllokimit të festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Beograd

“Me ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, kemi humbur ne. Kemi humbur rastin të njihemi me krijimtarinë e cila është plotësisht e panjohur dhe mundësinë që bashkërisht të flasim për problemet që na mundojnë”, shkruan gazeta “Danas”, në një shkrim nga Sofija Todorović, dedikuar dështimit të festivalit që duhej të mbahej për herë të 11-të në Beograd.

“Kujt po i frikësohen kaq shumë ata që e ndaluan këtë festival?
Ndoshta shfaqen “ Babë me babë” që flasin për jetët familjare të personave të pagjetur, vlerat universale të vuajtjes të cilat njëjtë godasin pa dallim çdo nacionalitetit.
Ndoshta ky ka qenë filmi “Vera ëndërron detin”, e cila sjell tregimin intim të gruas që duhet të ballafaqohet me realitetin e zymtë të përballjes me rrënjët e vështirësive që dominojnë kohët tona.
Ose kjo ka qenë vetëm ekspozita “K nga S”, Ermira Murati, e cila dekonstrukton rëndësinë e puthjes semiologjike, duke treguar për rëndësinë e kontekstit të interpretimit të puthjes, ku në një foto janë fotografuar Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që gjithashtu janë në përqafim.

View this post on Instagram

A post shared by Ermira Murati (@orangegirl____)

Ndoshta krejt kjo evidencë, më nuk ka rëndësi pasi shumica e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të cilët gati për dy javë kanë bërë luftë kundër armikut të paramenduar në festivalin e shkëmbimeve kulturore, këtë vit as që ka dashur ta shikoj programin.
Derisa prisja dritën e gjelbërt të semaforit, pranë meje, komod kaloi automjeti me targa të Kosovës (RKS).
Kjo nuk është me siguri hera e parë e as e fundit e shfaqjes së festivalit, kjo duhej të ishte shfaqja e 11 e festivalit.
Festivali mbahet një herë në vit, një vit në Serbi e një vit në Kosovë.
Këtë po e them veçanërisht sepse një numër i madh i njerëzve ka mbetur në besimin se festivali nuk po organizohet në Prishtinë, çka është informacion i pasaktë.

Një numër qytetarësh nuk kanë kuptuar fare se këto ditë nuk ka pasur ngjarje publike nga Vidovdani, sepse janë lëvizur dy javë para fillimit të festivalit. Për fat pas këtij vendimi fushata kundër festivalit ka vazhduar me ritëm zjarri dhe sipas zhvillimeve e tërë kjo ka ndodhur për shkak të simbolikës së Vidovdanit në të cilën shqiptarët dhe serbët kanë luftuar së bashku kundër Perandorisë Otomane, diçka që nuk ka lidhje me të vërtetën.

Po mendoj për mesazhet e prindërve të këtyre fëmijëve që i kanë lejuar të vinë në Beograd dhe pastaj është bërë ndalesa, mendoj në artisten e cila pas 33 vjetësh për herë të parë erdhi në Serbi që të ishte pjesë e këtij festivali, por që ishte e detyruar ta lëshonte Beogradin pas një vendimi shtetëror.
Kjo më duket më keq se ndalimi.

Të kujtoj se ato ditë huliganët në sy të policisë vendosën zingjirët me dry në hyrjen e fundit të Dorçol Platz, vendi ku duhej të hapej festivali për ata që do të hynin do të qëndronin të mbyllur brenda e të tjerëve do t’u pamundësohej hyrja. Qëllimi i pushtetit në Beograd ishte t’i frikësonin njerëzit,sepse janë mësuar t’i ndalojnë njerëzit, por nuk do të arrijnë, sepse ky është vendi im dhe unë s’jam më pak serbe se këta që e shkatërrojnë identitetin serb.

Unë dua që vendi im të jetë lider i paqes, të thotë më fal kur duhet ta thonë këtë dhe të kenë tolerancë, rrespektimin e krenarisë njerëzore dhe të jetë e përgjegjshme dhe e fortë në mbrojtjen e qytetarëve.
E mbaj mend kur vitin e kaluar në Prishtinë bëmë një minut heshtje për të rinjët e vrarë në masakrat e serbisë dhe pastaj ndezëm qirinjë në sheshin kryesor të gjithë së bashku.”

Shkruan: Sofija Todorović, Drejtoreshë e programit për iniciativa dhe të drejta të rinisë.
Përktheu: Telegramnews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews