Emërtimet e “Prind 1 dhe 2” në një shkollë të Prishtinës, Rrahmani: E shëmtuar një tendencë e tillë nga institucionet lokale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka reaguar lidhur me emërimin e prindërve me “Prind 1” dhe “Prind 2” në listë të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani tha se prindërit nuk mund të shënohen me numra ose shenja tjera.

“Emri i NANËS dhe i BABËS kurrë nuk mund të zëvendësohet me numrat 1 dhe 2, e as me shenja tjera çfaredo qofshin ato. E papranueshme dhe e shëmtuar është një tendencë e tillë, për të cilën duhet perkushtim madh i për ta çrrënjosur”, ka shkruar ai.

Deputeti akuzoi institucionet lokale që kanë bërë përpjekje për shkatërrim të familjes tradicionale.

“Të kota janë përpjekjet nga institucionet lokale e qendrore për shkatërrimin e familjes tradicionale ku ka babë e nanë. E kotë është edhe kjo përpjekje në shkollën fillore Elena Gjika në Prishtinë”, ka shtuar Rrahamni. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews