Janë hequr listat me emrat e kandidatëve të pranuar të klasave të dhjeta, npasi janë publikuar rezultatet në profesionin infermierisë si bashkëpunëtorë profesional.
Kjo ka ndodhur mbrëmë vonë pas publikimit të listave, me ç’rast në fb kanë reaguar shumë prindër duke shprehur ankesa dhe pakënaqësi me shpalljen e rezultateve.
Pastaj , më vonë janë kthyer listat me rezultatet e njëjta të vlerësimit.
Mundësia për punë të sigurtë në infermieri edhe jashtë Kosovës, ka bërë që drejtimet e tilla të jenë më të kërkuarat në tregun e BE-së, për çka proceset e pranimit në këto drejtime, janë bërë të ndjeshme edhe për prindërit e aplikuesve, madje edhe kur nuk ka gabime në vlerësim nga Ministria.
Një zonjë nga Fushë Kosova, vajza e të cilës nuk e ka kaluar testin dhe nuk është parë të figurojë në listat e të pranuarave i ka thënë gazetës se dyshon që ky ka qenë një gabim ndaj vajzës që deri tani gjithnjë ka qenë e shkëlqyeshme.
“Vajza ime është e shkëlqyeshme prej klasës së parë dhe me pesa në çdo klasë.
U publikuan listat dhe prisja çka tjetër pos pranimit të vajzës sime.
Ishte befasi se pamë aty që asnjë shoqe e vajzës që ka aplikuar edhe pse të shkëlqyeshme, nuk janë pranuar”.
Njejtë si kjo nënë kanë qenë edhe reagimet e shumë prindërve të tjerë me rastin e mos pranimit të nxënësve të tyre në këtë drejtim.
Të kontaktuar nga TelegramNews, prindërit që kanë reaguar mbrëmë për heqjen e listave, nuk janë deklaruar për dyshime në rezultate , por kanë thënë se do ta vazhdojnë procesin e hulumtimit nëse ka diçka të gabuar./TelegramNews