Hoxhaj: William Burns, përkrahës i madh i pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka vlerësuar vizitën e drejtorit të CIA-së, William Burns, si një dëshmi të përkushtimit të SHBA-së ndaj Kosovës si partner strategjik.

Hoxhaj theksoi rolin e Burns në mbështetje të Kosovës gjatë periudhës së pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke e quajtur vizitën e tij një moment të rëndësishëm për sigurimin dhe politikën e Kosovës.

Ai shtoi se është e rëndësishme që udhëheqësit e Kosovës të kuptojnë qëllimin e vizitës dhe të respektojnë zotimet për të forcuar partneritetin me SHBA-në.

Vizita e Drejtorit të CIA, William Burns është lajm i madh që tregon se ShBA nuk flet për Kosovën në rajon pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar Kosovën si partner strategjik e të barabartë! Burns personalisht ka merita në pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës nga ditët e para të saj e deri në vizitën e tij sot! Askush më shumë se ai në vitet 2007-2008 nuk ka qenë përkrahës i madh i Kosovës para kundërshtarit të madh Putin dhe Rusisë së tij, krahas përkushtimit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe në përmbylljen e shtetndërtimit të saj!
Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum rajonal sa i takon sigurisë dhe përkushtimit amerikan, por një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në!
Mbetet të shihet se sa ata do të emancipohen nga një mendje briliante si William Burns dhe do kalojnë nga përrallat populiste drejt veprimeve racionale, në shërbim të interesit vital të Kosovës që është i njëjti me atë të Amerikës! 

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews