Hoti: Të ndërprehet udhëheqja e mediumit RTK nga komisarët e Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook rreth zhvillimeve të fundit në RTK.

Hoti këto zhvillime i quan tepër shqetësuese, si dhe shkrun se përdorimi i RTK-së kundër mediave kritike, duhet të marrë përgjigje.

Deputeti i LDK-së  ndër të tjera ka kërkuar që të ndërprehet udhëheqja e mediumit nga siç i quajti ai, komisarët e Kurtit.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Zhvillimet në mediumin e vetëm publik të Republikës së Kosovës, RTK, janë tepër shqetësuese.

Tendenca për përdorim të këtij mediumi publik kundër gazetarisë kritike duhet të marrë përgjigje sipas kushtetutës dhe ligjit.

Është e qartë se Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së nuk kanë as fuqi dhe as vullnet për tu marrë me situatën e krijuar.

Është obligim shtetëror i Kuvendit të Kosovës të ndërpresë degradimin e mediumit publik.

Është obligim shtetëror i opozitës në veçanti të ndërmarrë veprimet kushtetuese e ligjore, në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, për të ndërprerë udhëheqjen e mediumit publik nga ‘komisarët politik të Kurtit’ përmes kukullave të tyre të vendosura në Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së.

Komisionet përkatëse Parlamentare janë vonuar që të ftojnë për raportim Bordin bashkë me menaxhmentin e RTK-së dhe Drejtorin e AKI-së, si hap i parë në veprimet që duhet të ndërmerren./TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews