Hoti: Reformat fiskale, dështimi tjetër i kësaj qeverie – asnjë reformë për 4 vite

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se reformat fiskale janë “dështimi tjetër” Qeverisë Kurti.

Hoti në Facebook ka përmendur dy reforma fiskale që sipas tij, mungojnë, rimbursimi i Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) duhet të jetë automatik kurdo që biznesi kërkon dhe TVSH-së do të duhej të mblidhej brenda vendit.

“Kjo reformë mbeti përgjysmë që në kohën e Qeverisë Mustafa, kur u punua koncept dokumenti për bashkimin e ATK-së dhe Doganës. Formalizimi i vazhdueshëm i ekonomisë dhe krijimi i historikut tatimor të bizneseve, krahas ndërlidhjes së të gjitha platformave elektronike lidhur me tatimet, kadastrin, hipotekat dhe kreditë bankare, kanë krijuar parakushtet për kalim të mbledhjes së TVSH-së brenda bendit pasi të shiten mallrat. Kjo do të ishte lehtësim i madh për biznese”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i LDK-së ka thënë se këto reforma i mbeten qeverisë së ardhshme, meqë siç thotë janë shumë komplekse për “reformatorët e tatimit në paga prej 6.8 euro”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews