Kori i Filharmonisë së Kosovës do të performojë në Selanik të Greqisë, në një koncert të përbashkët me Orkestrën Shtetërore dhe Korin e Përzier të Selanikut.
“Kori i Filharmonisë do të interpretojë veprën ‘Krijimi’ nga Joseph Haydn. Koncerti mbahet të premten, më 27 shtator 2024, prej orës 18:30 në Sallën e Koncerteve të Selanikut”, thuhet në njoftim.
“Në rolin e solistëve do të prezantohen: sopranoja Siranus Chalikian, mexosopranoja Electra Manoussi, tenori Mihail Mihaylov dhe basi Tassos Apostolou. Koncerti do të drejtohet nga Cornelios Michailidis, ndërsa mjeshtër të koreve janë Hajrullah Syla dhe Mary Konstantinidou”, thuhet tutje.