Hoti: Qeveria Kurti për katër vite bëri kaos me listën e barnave, emigrimi i mjekëve është 50% më i lartë

Deputeti nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për sigurime shëndetësore, që u miratua në Qeveri para disa javësh, është përgatitur për të mbuluar “dështimin 4-vjeçar në shëndetësi”.

Hoti në Facebook tha se shumica e neneve të këtij projektligji janë pothuajse identike me ligjin ekzistues, që është miratuar në vitin 2014.

“Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat. Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti”, ka shkruar Hoti.

Deputeti tha se të gjitha këto, do të mund të bëheshin me plotësim-ndryshimin e ligjit, teksa renditi kritika për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë nga Qeveria Kurti.

“Pas katër vitesh në qeverisje: Nuk janë funksionalizuar sigurimet shëndetësore, Nuk është funksionalizuar sistemi informatik shëndetësor, Është bërë kaos me listën e barnave esenciale, Furnizimi me barna është joefikas, Emigrimi i mjekëve dhe stafit ndihmës mjekësor është 50% më i lartë se para vitit 2021, Buxheti për shëndetësi është larg nivelit të kërkuar me standarde evropiane, ku Kosova shpenzon vetëm 3.5% të PBB-së në shëndetësi, krahasuar me 6% të PBB-së sa janë standardet evropiane, Investimet kapitale janë tepër të ulëta për të arritur modernizimin e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Hoti. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews