Hoti akuzon Qeverinë për mashtrim në furnizimin me libra

Deputeti Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë për mashtrim në furnizimin me libra për fëmijët nga klasa e parë deri në të nëntën.

Në një postim në Facebook, ai ka paraqitur prova që sugjerojnë se Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

Postimi i plotë:

Mashtrimet e Qeverisë Kurti lidhur me librat e nxënësve të klasave 1-9

Subvencionimi i prindërve për blerjen e librave nuk është zgjidhja më e mirë as për buxhetin e shtetit dhe as për prindërit e nxënësit. Përcaktimi për këtë formë të furnizimit me libra nuk ka qenë asnjëherë politikë e Qeverisë Kurti. Kjo është imponuar për shkak të dështimit të Qeverisë në kryerjen e prokurimit për blerjen e librave direkt nga shtëpitë botuese në dy vitet e fundit.

Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.

Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.

Argumenti se po kursehet buxheti duke mos paguar shtëpitë botuese drejtpërdrejt nga buxheti është mashtrim. 

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews