Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi janë procedura pensionet me rritje prej 20 përqind.
Ai ka thënë se pensionet janë aq të ulëta sa rritja prej 20 për qind nuk përbën asnjë ndryshim.
“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se rritja e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50 për qind.
“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, tha ai.