A është vetëm buka problem në FSK, apo lufta e bandave?

Debati  i seancës së  jashtëzakonshme të Kuvendit për gjendjen e furnizimit të FSK-së me ushqim, po mbahet pa praninë e mazhorancës qeveritare, ndërkohë opozita ka sjellë  përmes diskutimeve  dyshime dhe fakte që shpërfaqin detaje  të pa dëgjuara në opinion publik se në FSK,  nuk është problem vetëm ushqimi,  por ka diçka më shumë se kaq, e ky hiper dyshim i shndërruar tashë në  diskurs lajmi , flet se kriza aktuale  në FSK  dyshohet se është produkt  i luftës së bandave  brenda saj.

Gjendja e krizës për ushqimin e FSK-së, ka mundësi të reflektojë  krizë politike, pasi historiku i  krizave që paralajmërojnë reforma dhe ndryshime , fillon nga buka dhe ushqimi, ashtu sikur filloj  refkesioni studentor në Mensën e Studentëve në vitin 1981 me  kërkesa përmirësuese të ushqimeve  dhe  u zhvendos  te krizës në politikë.

Ramush Haradinaj, përsërit akuzën se Kryeministri Albin Kurti është spiun i Serbisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar  gjendjen e ushqimit për ushtarët e UÇK-së edhe gjatë luftës dhe  ka thënë:

“Edhe ne në kohën e luftës në UÇK, situatën e logjistikës, ushqimit, veshmbathjeve e kemi zgjidhur në mënyrë që kemi ditur, duke e bartur shumë herë në krah ushqimin. Haradinaj shtoi se angazhimi i tërë ditor i kryeministrit Kurti “është mashtrim” dhe shtoi:

“Po, qeveria jonë si është? Ashtu siç  është kryeministri! Kur në këtë foltore herët i kanë thënë mashtrues, shumica prej neve kanë menduar se kjo del nga opozitarizmi. Ju lutem, angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, ai në mënyrë sistematike vazhdon me dobësu vendin që e udhëheq, me i dobësu shtyllat jetike, shtyllat e sigurisë. Ai godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në, ushtrinë dhe atë në mënyrat më të ulëta të mundshme”, ka shtuar ai.

“Kur një ditë këtu i kam thënë që është spiun i Serbisë, po është spiun i Serbisë, po, është tradhtar ai që e lë ushtrinë e vet pa bukë. Çka tjetër me i thënë këtij njeri? E ka lënë ushtrinë e vet pa bukë ky njeri. Pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij e nuk i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet?”

“I ka lënë pa transport, i ka lënë pa veshmbathje, pa shumëçka tjetër, mbërrini me i lënë edhe pa bukë. Po po bre, spiun është, spiun i Serbisë është, agjent i tyre, njeri i tyre, përndryshe se kish lënë gjendjen kurrë kështu.”, ka thënë haradinaj.

Elmi Reçica i PDK-së: Në FSK, nuk është problem vetëm çështja e ushqimit

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica tha se “nuk është vetëm çështja e ushqimit” problem në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputeti Elmi Reçica   ka spikatur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka përplasje të brendshme.

Reçica tha se arsyeja e dorëheqjes së ministrit Armend Mehaj nga udhëheqja e kësaj ministrie erdhi “për këto arsye” dhe se ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po përballet me probeleme “për këto arsye”.

“E ke Qeverinë e Albin Kurtit me ministrat e vetë, dhe e ke Dejona Mihalin me komitetet e Vetëvendosjes, që janë ministri paralele. A di çfarë thonë ata? I thonë zëvendësministrit , shko ti, por ti ke me qenë ministër’. Dhe pastaj atë e konsiderojnë si ministër. Dhe për këtë arsye atje ka rrahje, ka keqpërdorime, ka nxjerrje të vendimeve, dokumenteve, që nuk janë të ministrit. Pse iku ministri paraprak që me aq bujë e prezantuan? Për këto arsye. Pse ky ministër është në gjendje shumë të rëndë tash aktualisht? Për këtë arsye”, tha Reçica.

Ai tha se “oficerët më të mirë që ka kjo ushtri e kanë braktisur FSK-në”.

Sot, deputeti i PDK-së tha se “është e qartë” se “beteja për ushqimin e FSK-së ka qenë beteja kush do të vjedhë më shumë”.

Blerta Deliu-Kodra: Kjo Qeveri e ka  sjell në situatë të rëndë edhe Policinë e Kosovës

Deputetja e PDK-së Deliu-Kodra tha se Qeveria e ka vendosur në situatë të vështirë edhe Policinë e Kosovës, duke përmendur protestën e policëve elitarë para Kuvendit të Kosovës.

“S’kam besuar që në vitin 2024 ne mblidhemi për  të folur  a kanë bukë sot ushtarët e Kosovës, a do të kenë bukë nesër qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se situata aktuale me ushqimin në FSK është “goditje në palcën kurrizore të Ushtrisë së Kosovës” dhe “goditje në motivin e ushtarëve”.

“Zoti Kurti ka pasë dëshirë me e imitu Zelenskyn”, tha ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai tha se kryeministri “është shndërruar në simbol të hajnisë”.

“Zelensky në luftë iu siguron ushtarëve edhe ushqim edhe armatim, e Albin Kurti në paqë nuk po arrin me e bë një gjë të tillë, për shkak të hajnisë e tenderomanisë”, tha Haxhiu.

Haki Abazi: A është kriza me ushqim  luftë e bandave në FSK?

I zëshëm rreth krizës me ushqim në FSK  ishte edhe ish deputeti i VV-së ,aktualisht  deputet i pavarur Haki Abazi i cili ka thënë se së paku ministri e ka për obligim të shpjegojë se çfarë po ndodh, në FSK .

“A është çështje e luftës së bandave dhe të korrupsionit në ministri? A është çështje e interesave të individëve? A ka ndodh që vëllai i deputetit Dugolli t’i ndryshojë marrëdhëniet e prokurimit? A është çështje e ligjit?”, pyeti Abazi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews