Punëtorët e Trepçës janë në pritje të gjysmë pagës së mbetur për më shumë se dhjetë ditë, edhe pse paralajmërimi i tyre drejt menaxhmentit ishte që paga e plotë të ekzekutohej për dy ditë.
“Deri të premten, presim të ekzekutohet gjysmë paga e mbetur .Edhe kjo gjysmë page e mbetur ka mundësi të ekzekutohet në dy pjesë. Bëhet fjalë për 49% të pagës së mbetur dhe kjo gjysmë page sipas burimeve tona ka gjasë të ekzekutohet në dy pjesë, një pjesë sot e mërkure dhe një pjesë deri të premten. Deri në këtë gjendje ka ardhur Trepça, në vend se të mos flitet për këso masash”, i ka pohuar gazetës Telegram News, Januz Ibrahimim kryetar i Sindikatës Pavarur të minatorëve Trepça.
Sipas tij, mbi 1300 minatorë dhe strukturë tjetër punonjëse, po punojnë punët në orar të rregullt, por nisur nga kjo gjendje që dominon tani për tani në Ndërmarrjen “Trepça” Sh. A., zor që pritet përmirësim esencial nën bordin aktual të ndërmarrjes e cila është zgjedhur nga Qeveria .
Gjendja në ndërmarrjen Trepça është e brishtë dhe në dy muajt e fundit janë ofruar shumë dorëheqje, por edhe largime nga puna, për siç kanë thënë burimet e gazetës Telegram News, për shkak të shkeljeve dhe implikimeve të disa punëtorëve në vepra të karakterit penal e kundër vajtës./Telegram News