Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se diskutimet për hapjen e Urës së Ibrit nga Qeveria Kurti, po bëhen për të fshehur Asociacionin.
Madje sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka bërë gati Asociacionin dhe do t’a publikojë sapo të hapet ura.
“Kurti me beteja te vogla po mbush hapesiren e deshtimeve te medha ne Dialogun e Brukselit-Ura e Ibrit eshte restauruar nga Bashkimi Evropian tash sa vite dhe kjo propagande e Kurtit se gjoja do ta restauron e do ta hap Uren eshte per te fshehur se e ka bere gati statutin e asociacionit dhe priteni se kjo do te del ne publik sapo te hapet Ura nga BE-ja dhe Amerikanet..” , tha Tahiri.