Gruda: Sulmet e Kurtit ndaj Prokurorisë, tregues i qartë i dështimit të tij të plotë dhe frikës nga zbulimi i korrupsionit qeveritar

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda tha se sulmet e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë janë “një tregues i qartë i dështimit të tij të plotë në realizimin e reformave të premtuara dhe i frikës nga zbulimi i korrupsionit endemik qeveritar, siç konstatohet edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit”.

Ai shkroi në Facebook se Kurti mbrëmë i përsëriti premtimet e para katër viteve.

“Kurti përsëriti mbrëmë premtimet e para katër viteve për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke harruar se është në fund të mandatit. Tani ai duhet të fliste për realizimin e tyre, e jo t’i përsëriste ato”.

Gruda pyet se “pse nuk e bëre padinë për gjenocid ndaj Serbisë, siç e ke premtuar në programin e qeverisë?”. “Apo edhe këtu të pengon Prokuroria e Kosovës?”.

“Të jesh kryeministër dhe të sulmosh në këtë mënyrë rendin ligjor dhe organet e drejtësisë të vendit tënd nuk është trimëri, por qyqarllëk”, shkroi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews