Kurti takon grupin e parë të qytetarëve nga BeH që hynë pa viza në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina të cilët hynë sot në orët e para të mëngjesit pa viza në vendin tonë. Me këtë rast Kurti tha se Kosova dhe BeH janë miq që duhet të ndërtojnë ura të reja.

Me ndërrimin e motmoteve, më 1 janar 2025, grupi i parë i qytetarëve që erdhën nga Bosnja në Kosovë u mirëpritën nga zëvendëskryeministrja e vendit Emilia Rexhepi në pikën kufitare.

Kurti tha se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Sarajevës është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit, por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Është nderi dhe kënaqësia e madhe që ju pres në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kemi pritur gjatë diçka që është liria elementare e lëvizjes dhe tani duhet ta kompensojmë kohën e humbur, prandaj konsideroni se gjithmonë keni një partner në Qeverinë e Kosovës që gjithmonë dëshiron që ju të vini në Kosovë dhe të bashkëpunoni sa më shumë dhe sa më shpesh.

Urime Viti i Ri 2025! Mendoj se do të jetë edhe më i mirë se ai i kaluari sepse rrjedha historike e njerëzve dhe kombeve për liri dhe drejtësi nuk mund të ndalet. Ka forca të ndryshme politike dhe të tjera që mund të na vënë pengesa, por megjithatë ato pengesa vetëm sa na kalitin për sfidat e ardhshme në të cilat do të fitojmë, andaj me këtë rast dua të them se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës janë dy shtete dhe dy popuj miq që duhet të ndërtojnë ura të reja në kuptimin ekonomik, arsimor dhe kulturor. Dua që Prishtina dhe Sarajeva t’i ndërtojnë ato ura, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e rajonit tonë por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, edhe një herë mirë se erdhët dhe jam shumë i lumtur që jemi sot bashkë”, tha ai.

E pranishme në këtë takim ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi.

“Është kënaqësi që ju kam këtu në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së pari ju uroj ju dhe të dashurve tuaj. Gëzuar Vitin e Ri dhe ndjehuni këto dy-tri ditë si në Sarajevë si në shtëpinë tuaj… Është një nder i madh për mua që t’ju drejtohem sot, ditën e parë të këtij viti 2025, pikërisht kur hoqëm regjimin e vizave dhe ju erdhët mbrëmë me letërnjoftimet tuaja si zyrtarët e parë të Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë”, tha ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews