Haxhiu: Ftesa e Prokurorisë për Kurtin lidhur me rezervat shtetërore, arriti vonë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka komentuar sërish ftesën e Prokurorisë Speciale për intervistim të kryeministrit Albin Kurti.

Haxhiu kritikoi performancën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj si dhe e quajti të vonshme ftesën për intervistimin e kryeministrit në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.

“Për qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses? Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj,” tha Haxhiu,

Haxhiu theksoi se kjo ftesë ka ndodhur në një kohë kur çështjet e ndjeshme, si rasti i rezervave shtetërore, janë duke u trajtuar me vonesë.

“Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qëllimet ishin tashmë të qarta,” tha Haxhiu, duke vënë në dukje se korrupsioni ishte një fenomen i pranishëm në qeverinë e kaluar, por gjithsesi, sipas saj, nuk mund të akuzohet Kurti për korrupsion.

“Në qeveritë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme,” theksoi Haxhiu.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews