Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka folur për të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë mandatit katër vjeçar.
Ai ka thënë se një ndër të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti është Ura pesë-gjashtë metërshe e Saradaranit, për të cilët vlerëson se do të mbetet si simbol i qeverisjes.
“Është Ura e Saradranit. Është një e arritur e jashtëzakonshme. Është një urë pesë-gjashtë metra në të cilën ka shkuar gjysma e qeverisë për të duartrokitur. Këtë mund ta merrni si shaka, por vërtetet ka qenë dhe do të mbetet si simboli i qeverisjes së Albin Kurtit 2.”, tha Krasniqi.
Arritje tjetër sipas tij, janë shtesat për fëmijët dhe shtesat e njëhershme për pensionistët.
“Ajo që unë e kam vlerësuar vërtetë kanë qenë shtesat e fëmijëve sepse përkundër faktiti që në një qeveri të mëhershme kemi miratuar një rezolutë në Qeveri për ta obliguar qeverinë por ta zbatuar, ajo nuk u zbatuar sepse nuk e pati jetëgjatësinë e duhur. Ajo është e rëndësishme që përkundër faktit që ky pushtet gjen një mundësi për ta prishur punën e mirë, psh kushdo që i ka kritikuar mund të tërhiqet prej marrjes së shtesave të fëmijëve apo pensionistëve”, ka thënë Krasniqi.