Kandidatja për deputet e PDK-së, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoralin edhe gjatë vikendit. Bashkë me kandidatët tjerë të PDK-së nga Drenasi, ajo ka marrë pjesë në një tubim në fshatin Vasilevë.
Ajo ka bërë me dije se ky fshat është mobilizuar për t`i dhënë PDK-së fitoren më 9 shkurt.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se entuziazmi i fitores së PDK-së po shihet në çdo takim.
“Vasileva, si çdo fshat tjetër i Drenicës, është mobilizuar për t`i dhënë fitoren Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo u pa në takimin e ngrohtë që mbrëmë e kishim me banorët e këtij fshati. Entuziazmi i këtyre njerëzve është forca e jonë për të ecur përpara. Takimet e tilla na e forcojnë bindjen se programi i Bedri Hamzës, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, po mbështetet në çdo lagje, fshat dhe qytet”, ka shkruar Berisha, e cila në listën zgjedhore të PDK-së e mban numrin 68.