Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, u pritën sot në takim nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Gjatë takimit, u diskutua roli i komuniteteve fetare në forcimin e tolerancës ndërfetare dhe zhvillimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.
Myftiu Tërnava vlerësoi bashkëpunimin për renovimin e xhamive dhe theksoi nevojën për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.
Ndërkohë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për harmoninë fetare në vend dhe ritheksoi mbështetjen e Qeverisë për komunitetet fetare.