Gjermania mendohet të jetë motori i kontinentit evropian dhe shihet se është në fakt prodhuesi më i madh i teknologjisë së rëndë ushtarake, aviatike dhe i produkteve ekzistenciale.
Gjermania mbulon më së shumti kapitalin e BE-së duke marrë përsipër edhe deponimin monetar të sistemit kushtetues të Unionit, por ajo është kritikuar vazhdimisht për investime tek popujt tek të tjerët, duke cenuar ekonomikisht kapitalin shtetëror në dorën qytetare nga puna sovrane.
Alternativa për Gjermaninë (AFD) është partia e ekstremit të djathtë e cila është zhvilluar në Gjermani paralelisht daljes në skenë të kësaj rryme si fitimtare në Francë, në Sllovaki, në Hungari e Rumani dhe në shumë shtete të BE-së duke synuar një rend të ri politik në Evropë, për të ndryshuar strukturën politike të Parlamentit Evropian dhe organeve të tij.
AFD, në ekspozenë e saj ka deklaruar se nëse ajo merr pushtetin, do ta nxjerr Gjermaninë jashtë BE-së dhe do ta rikthejë DM-në (Markën Gjermane) nga arkat e mbyllura, si monedhë përdorimi në tregun gjerman.
AFD, është parti e ekstremit të djathtë e cila është kundër botës së migracionit në Gjermani dhe ky manifest i kësaj partie, pritet të merr hov zhvillimi në Gjermani, tash kur Scholz ka ofruar dorëheqje dhe pasi Gjermania shkon në zgjedhje të reja.
AFD, ka premtuar ta nxjerr shtetin gjerman jashtë BE-së dhe nëse kjo ndodh, pak shpresa mbeten në fuqi për të treguar se Evropa mund të avancojë pa Gjermaninë, pa marr parasysh qindra miliardë dollarët që duhet paguar shteti si dënim për dalje, sikur në Brexit i përjetuar nga Britania e Madhe.
AFD, do treg ekonomik vëllazëror evropian
Platforma politike dhe ekonomike e AFD-së mendohet të jetë avancimi në një opsion të ri të quajtur “Europa për atdheun”, një bashkim shtetesh që përfshin tregun e përbashkët dhe “komunitetin ekonomik dhe të interesave të përbashkëta”. Ekstremistët e djathtë kërkojnë gjithashtu të nxjerrin Gjermaninë nga zona e përbashkët monetare që hyri në fuqi në vitin 2002 dhe ta zëvendësojë atë me “union transfertash”. AFD, kërkon riorganizim shtetëror për të ndryshuar radikalisht funksionimin ekonomik dhe politik e ku çdo gjë duhet të merr pajtimin nga referendumi gjithë popullor.
“Dexit”, tepër i kushtueshëm për Gjermaninë
Plani i AFD-së përfaqëson një përforcim të pozicionit të partisë rreth temës së BE: Në shkurt të këtij viti, bashkë-udhëheqësi i partisë Tino Chrupalla, tha se ishte “shumë vonë” që Gjermania të dilte nga BE-ja.
Bashkë-udhëheqësja tjetër e partisë, njëkohësisht kandidatja për Kancelare, Alice Weidel, e përkufizoi “Dexit” më tepër si një “Plan B”, në një intervistë dhënë britanikes “Financial Times” disa kohë më parë.
Institucionet ekonomike dhe shoqatat industriale më të rëndësishme në Gjermani e kanë dënuar këtë propozim. Instituti ekonomik gjerman IW, me bazë në Këln, ka përllogaritur se dalja nga BE-ja do t’i kushtonte vendit mbi 700 miliardë Euro, sepse Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurrej në 5.6%, që përkthehet në 2.5 milionë vende pune më pak. “Dëmi do të ishte njësoj sa kriza e pandemisë dhe ajo e energjisë të marra së bashku” – thuhet në studimin e IW-së, të bërë nga DW.
Shoqata Gjermane e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm (BVMW) ishte edhe më e ashpër, pasi e përshkroi planin e AfD-së si “mision kamikaz”.
Në Gjermani ka edhe mendime pro zhvillimit të AFD-së, duke thënë një mori biznesesh profitabile se riorganizimi i Gjermanisë në konturat e AFD-së, nuk paraqet rrezik, por paraqet zhvillim kombëtar dhe më shumë ndikim jashtë saj.
Brexit-in e kundërshtonin më vonë britanikët
Studimi i IW-së u mbështet tek ndikimet ekonomiko-politike që Brexit pati në rajonet britanike që kanë ngjashmëri me rajonet gjermane, por Gjermania llogaritet me më shumë pasoja se Britania e Madhe pasi ky shtet identifikohet shumë më shumë me BE-së, sesa Britania e Madhe.
“Dexit” nënkupton se gjermanët do të ishin më të varfër për 5,5% në pesë vitet e para” ,tha Bardt për DW. Sipas tij, “kjo do të ishte një krizë e rëndë ekonomike, e paralajmëruar shumë kohë më parë”. “Sigurisht që do të ishte veçanërisht e dëmshme për kompanitë që varen nga tregjet dhe furnizuesit e shteteve të tjera të BE-së” – shtoi ai.
Zëdhënësi Gläser beson se një zgjidhje e ngjashme do të mund ta ruante tregtinë e lirë, bazuar në faktet se as Zvicra nuk është në BE, por produktet e saj shiten me te madhe në Suedi, Itali, Francë.
A përfitojnë gjermanët, apo humbin me dalje eventuale nga BE?
Një DEXIT për Gjermaninë, nuk do të votohej tani në këtë shtet ,sepse do të anketohej këtë vit popullata besohet se 87% e gjermanëve nuk do ta braktisnin BE-së dhe popullariteti do të vazhdojë të mbetej te partia CDU (Unioni Kristian-Demokrat
Fakti që një platformë e një partie që ka dyfishuar forcat në masë si AFD, nuk mund të injorohet, sepse ai është projekt i së ardhmes që mund të bëhet realitet një ditë me ndryshimet globale.
Wolfgang Schroeder, ekspert i shkencave politike në universitetin e Kassel, theksoi se qëndrimi i AfD-së është në përputhje me parimet mbi të cilat u krijua: Në vitin 2013 ata u krijuan si parti ekonomistësh nacionalistë, kritikë pas krizës së Euros. Më pas nisën të vinin theksin tek politikat anti-migracion, por euro-skepticizmi i tyre ishte ende aty, edhe pse jo aq i dukshëm sa në fillimet e tij./Telegram News