Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se për 15.7 është përqindja më e lartë se në vitin 2023 i kredive në banka nga qytetarët, e që siç thotë ajo kap shifrën e 5.6 miliardë eurove.
Kjo deklaratë e saj, vjen pas një siç thotë Bajrami të një “ligjërate propaganduese” të Ministrit Hekuran Murati në Gjakovë, ku sipas saj ai tha se “rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti”.
“Kreditë në banka kanë arritë shumën 5.6 miliardë Euro, 15.7% më shumë se në vitin 2023. Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë”, shkruan mes tjerash Bajrami në Facebook.
Sipas deputetes së LDK-së, e vërteta është krejt ndryshe, se shteti në të kaluarën merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët, ndërsa sot janë këta të fundit janë ata që po marrin borxh për të mbijetur.
Ajo thotë se “Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, atë që e kanë jetuar ata”.
“Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%”
“Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.” Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, atë që e kanë jetuar ata. 9 shkurti është afër. Ndryshimi është afër”, shkruan Bajrami në Facebook.