Krasniqi: Marrëveshja e Brukselit barrë për qeverinë e ardhshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, paralajmëron ndryshimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dialogu siç thotë ai do të resetohet me një lobim intensiv me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

Përkitazi me këtë, ai thekson se draft-statuti i Asociacionit, i hartuar nga Bashkimi Evropian është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë nuk do të merret parasysh.

Lideri aktual opozitarë në një intervistë për KosovaPress e konsideron të domosdoshme rikthimin e dialogut në binarë dhe sipas tij një gjë e tillë arrihet vetëm me PDK-në në pushtet.

Ai vlerëson se dialogu do të ecë përpara vetëm në kuadër të arritjes së marrëveshjes finale dhe jo e ngjashme sikur ajo e Brukselit dhe aneksit i Ohrit.

Në anën tjetër, kryetari i PDK-së thekson se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja është totalisht i papranueshëm pasi krijon autonomi për komunitetin serb në Kosovë.

Ai kritikon kryeministrin Kurti se përgjatë katër viteve në pushtet ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews