Gërvalla “sulmon” opozitën nga Gjermania pak ditë pasi tha se takimet me mërgatën s’janë fushatë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, në një konferencë për media të mbajtur para pak ditësh bashkë me homologun e saj nga Luksemburgu, Xavier Bettel, e pyetur se kush po i paguan organizimin e takimeve me mërgatën dhe nëse të njëjtat janë fushatë, kishte thënë se organizimet në fjalë s’janë fushatë, meqë ende s’ka filluar fushata. Gërvalla në atë konferencë kishte shtuar se në momentin që do të fillojë fushata, do të ndryshojë edhe gjuha dhe përmbajtja e takimeve.

Megjithatë, pa kaluar as edhe një javë Gërvalla gjatë një takimi me mërgatën në Gjermani e ka shfrytëzuar për të sulmuar opozitën.

Ajo ka thënë se ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Tutje ajo ka thënë se ish-qeveritë jo vetëm që kishin degraduar diplomacinë, por edhe kishin përçarë, përbuzur e përçmuar mërgatën ngado që kishin shkuar.

“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon”, ka shkruar Gërvalla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews