Bajrami: Kurti edhe ushqim kur blen, opozita e akuzon se po bën fushatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se takimet e Kurtit me mërgatën nuk janë për fushatë elektorale.

Sipas tij takimet e Kurtit me mërgatën ndërlidhen me aktivitetin e tij si kryeministër dhe se në ato takime nuk flitet për lista zgjedhore.

Por, sipas tij, opozita në Kosovë edhe kur Kurti del me ble gjëra ushqimore thonë se po e bënë për fushatë.

“Nuk kanë qenë tubime politike, të cilat kanë qenë të ndërlidhura edhe me punë të tjera të kryeministrit Kurti, atje nuk ka fol për lista zgjedhore e plan program sikurse partitë opozitare. Atje ka fol me mërgatën për mundësinë e investimeve në Kosovë. Në Kosovë, opozita z.Kurtin kur e sheh edhe duke dal në treg me ble ushqim thonë është duke e bërë për shkak të fushatës. Kam pa analizë në një emision, ‘thoshin shiqo si e ka përdorë xhemperin e njëjtë para disa vitesh. Kjo është popullizëm’”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk po organizon tubime paraelektorale siç po bëjnë partitë tjera, ai ka thënë se kjo po ndodhë për shkak që kryeministri Kurti njëherit kryetari i partisë është i zënë me punë të rëndësishme shtetërore.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews