Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Person i rrezikshëm nuk e kupton gjuhën e butë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq  që nga viti 2021 asnjëherë nuk është ndalur me kërcënime, shkruan Telegram News.

Gërvalla thotë se institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, dhe se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare duke ju treguar se sa  person i rrezikshëm është Vuçiq  dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, u shpreh Gërvalla në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”.

“Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo./Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews