Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj , tha se terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtë pamëse e Qeverisë Kurti, shkruan Telegram News.
E kësaj deklarate i ka reaguar deputeti i VV-së, Dimal Basha.
Basha në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shkruar se se Ramushin po e tradhton logjika, dhe se Albini vetëm se e ka pastru terenin.
Postimi i plotë:
“Ramushin e tradhëton logjika! Vuçiqi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë! Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi. Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!”, ka shkruar Basha./Telegram News.