Endrina Elezaj ka bërë hapin e madh në karrierën e saj, duke u transferuar në futbollin kroat.
Futbollistja nga Kosova është larguar nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve dhe karrierën do ta vazhdoj ta gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Kujtojmë se futbollistja nga Klina luan në pozitën e mbrojtëses anësore dhe është edhe reprezentuese e Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave.
27-vjeçarja tani e sa vite është një nga mbrojtëset e krahut më të mira si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë shqiptar.
Njoftimi i plotë nga Endrina Elezaj:
Familjarë, miq e dashamirë, desha t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e familjes së madhe të KFF Mitrovica, e cila për këto 7 vite sa isha pjesë e këtij ekipi, ishte sikur familja ime e dytë.
Desha të falënderoj për këto vite të mrekullueshme kryetarin e klubit, z. Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakompromis në zhvillimin e klubit tonë dhe gjithmonë na mbështeste neve vajzave të ekipit. Po ashtu, falënderoj drejtorin Adnan Ademi, i cili ishte çdo herë i palodhur dhe i gatshëm për neve, trajnerin Seid Onbashi dhe bashkëlolëtaret e mia, me të cilat kemi kaluar vite të bukura, emocione të paharrueshme dhe suksese të jashtëzakonshme.
Për mua, këto vite do të mbesin gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia më të bukura . Nga sot, karrierën time do ta vazhdoj në Kroaci, në ekipin e Dinamos së Zagrebit, ku shpresoj të paraqitem sa më mirë dhe të krijoj suksese të reja.
Faleminderit pafund dhe familjes time që çdo herë ishin mbështetja ime më e madhe.