Dinamo Zagreb ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Qarabag.
Skuadra kroate e fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultat 2-0, derisa ai i përgjithshëm ishte 5-0.
Kësisoj, kjo fitore e dërgon Dinamon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Minuta të rezervuara kishte edhe për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha.
Ai u aktivizua në minutën e 84-të, pasi Pierre-Gabriel u largua për shkak të një lëndimi.