Tre futbollist shqiptar, në dy skuadra të ndryshme, do të kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve sonte, përmes fazës së play-off.
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, do të zhvillojë ndeshjen e kthimit me Lille ndaj Slavia Prahës.
Skuadra franceze është me një këmbë drejt kualifikimit, pasi në ndeshjen e parë, kishin fituar me rezultat 2-0.
Nga ana tjetër, Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha do ta kërkojnë një gjë të tillë me Dinamo Zagrebin.
Kualifikimi i tyre është pothuajse i sigurtë, pasi në ndeshjen e parë kundër Qarabag, e kishin fituar me rezultat 3-0.
Të dy takimet e sotme do të nisin nga ora 21:00.