Duket që skuadra e formuar vetëm një vit më parë FC Suhareka, po përgatitet bindshëm për garat e sezonit të ardhshëm në Superligë.
Këtë edicion, ata u shpallën kampion të Grupit A në Ligën e Parë, dhe kështu siguruan plasmanin në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Megjithatë, ata kanë filluar përgatitjet për elitë qysh tani.
Në faqën zyrtare të klubit në rrjetin sociale “Facebook”, janë bërë të ditur drejtorët e rinj në klub.
Bajram Sherifi do të jetë drejtor menaxhues, Granit Dervisholli – drejtor sportiv kurse Lulzim Kolgeci është emëruar drejtor teknik.
Megjithatë, duhet se suharekasit nuk do të ndalen me kaq pasi ata kanë paralajmëruar edhe ndryshime tjera./GazetaPuls