Eksplodon kazani në Termocentralin Kosova, priten reduktime dhe më shumë import i rrymës

Një avari me pasoja  të prodhimit të energjisë elektrike , ka ndodhur mbrëmë gjatë natës në Termocentralin Kosova A, ka deklaruar për Telegram News, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

“Është në pyetje kazani i Termocentralit Kosova A në Bllokun A4, i cili gjatë natës së mbrëmshme ka shpërthyer dhe pamjet e tij  janë publikuar në postimin  tim në Facebook”, ka thënë deputeti Ferat Shala.

Në postimin e deputetit Shala, shihet zjarri  aktiv brenda kazanit, për të cilin  shërbimi i zjarrfikjes ka deklaruar të mos kenë pranuar kërkesë për  ndihmë, e po ashtu deri tani as policia  nuk ka raportuar për ndonjë njofzim .

Pasojat e  shpërthimit të “bojlerit të Albinit” në Termocentralin Kosova A, do të kenë pasoja për Kosovën, sepse do të rritet importi i energjisë elektrike nga rajoni që i shkon shumë përshtati mafisë energjetike, e cila përfiton nga importi i rrymës.

Për Eksplodimin e  kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4, tani për tani nuk ka më shumë të dhëna zyrtare.

“Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar deputeti Shala. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews