Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj deklaratës së Daut Haradinajt, i cili ka thënë se një dron i FSK-së ka humbur.
Në këtë reagim ministria që drejtohet nga Maqedonci kanë thënë se pretendimet e tilla s’janë të vërteta dhe se numri i dronëve në FSK po shtohet.
Haradinaj e Maqedonci kanë polemizuar edhe të enjten lidhur me çështjen e dronit. Pasi Maqedonci kishte mohuar deklarimet, Haradinaj i kishte thënë të mos flasë për ministri meqë askush se pyet për asgjë.
“Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio televizive pa kuptuar peshën e fjalës në sigurinë e vendit, informojmë qytetarët se të pavërteta janë dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron. Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju sigurojmë që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake”, thuhet në reagim.